Incident gjatë homazheve për Mbretëreshën, një person sulet drejt arkivolit, arrestohet

Incident gjatë homazheve për Mbretëreshën, një person sulet drejt arkivolit, arrestohet

Një incident ka ndodhur në orët e vona të së premtes në një nga sallat e Westminster, aty ku po qëndron arkivoli i Mbretëreshës Elizabeth II dhe ku po zhvillohen homazhet në nderim të saj.

Një person u sul në drejtim të arkivolit, por është vënë menjëherë në pranga nga forcat e sigurisë.

“Rreth orës 22:00 të së premtes së 16 shtatorit, oficerët nga Komanda e Mbrojtjes Parlamentare dhe Diplomatike e Met arrestuan një burrë në Westminster Hall pas një trazire”, tha Scotland Yard në një reagim.

“Ne jemi në dijeni të një incidenti në Westminster Hall, në të cilin një anëtar i publikut u largua nga radha dhe shkoi drejt arkivolit”, u shpreh një zëdhënës i parlamentit.

Shpërndaje në: