Incizimi nga afër ringut zbulon fjalët e Joshuas menjëherë pas gongut final ndaj Usyk – ai ishte në gjendje të rëndë

Incizimi nga afër ringut zbulon fjalët e Joshuas menjëherë pas gongut final ndaj Usyk – ai ishte në gjendje të rëndë

Meçi mes Anthony Joshua dhe Oleksandr Usyk ishte ngjarja më e madhe e botës së sportit në javën e kaluar.

Bota u njoftua me një kampion të ri në peshat e rënda. Oleksandr Usyk mposhti Joshuan për t’i marrë titujt e kampionit, në një meç të cilin e dominoi totalisht. Kjo bëri që edhe gjendja e britanikut në fund të duelit të mos ishte e mirë.

Pas gongut final, Joshua fliste diçka, por ishte e vështirë të kuptohej në fillim se çfarë kishte thënë. Tani, kur disa pamje janë publikuar së fundmi, janë deshifruar edhe fjalët e britanikut.

“Do të përballemi përsëri”, i ka thënë AJ ukrainasit, transmeton Periskopi. “Tani e di se si duhet të të mposhti ty”, ka shtuar ai.

Usyk fitonte me vendim unanim gjatë së shtunës, me jurinë që dha rezultatet 117-112, 116-112, 115-113. /Periskopi/

Shpërndaje në: