Infektohet me ‘huqje’ edhe Arben Vitia: Ia ngatërron pozitën Donika Gërvalla Schwarzit

Infektohet me ‘huqje’ edhe Arben Vitia: Ia ngatërron pozitën Donika Gërvalla Schwarzit

Duket se huqjet janë bërë një farë epidemie në Qeverinë Kurti II.

Një huqje tjetër është bërë sot edhe nga ish-ministri i Shëndetësisë, njëherësh kandidat i Prishtinës nga radhët e LVV-së, Arben Vitia.

Në një postim në Facebook, Vitia e ka prezantuar ministren e Punëve të Jashtme Donika Gërvalla, si ministre të Punëve të Brendshme

Këtë gabim, Vitia e ka bërë teksa ka shkruar lidhur me vizitën e tij dhe të kryeministrit Albin Kurti në muzeun “Shtëpia e Pavarësisë Dr.Ibrahim Rugova”.

Këtë pastaj e ka përmirësuar, e kjo gjë vërehet në ndryshimet në postimin në fjalë.

Shpërndaje në: