Infektohet për herë të dytë me koronavirus, i riu nga Prishtina rrëfehet

Infektohet për herë të dytë me koronavirus, i riu nga Prishtina rrëfehet

Për herë të parë që nga Marsi, në Kosovë është regjistruar rasti i parë që virusi korona iu është rikthyer një të shëruari. Për herë të dytë, një i ri nga Prishtina është infektuar me COVID-19. E I njejti në një rrëfim për T7 po thotë se simptomat i ka trefish më të rënda

Muaj më parë u identifikua me COVID-19.

Pasi kaloi këtë sfidë për vete, Petrit Bylykbashi kishte vazhdimisht kontakt me persona të infektuar, për t’iu ndihmuar të njëjtëve.

Por befasi për të ishte rikthimi i virusit korona edhe njëherë tjetër në organizmin e tij.

Veçse kësaj radhe Bylykbashi po thotë se simptomat i ka trefish më të theksuara.

Madje këto ditë prishtinasi tha se po ka probleme me frymëmarrje.

Rezultatet për virusin korona i mori gjatë së enjtes. Por kontaktet e tij me infektologë po vazhdojnë meqë është rasti i parë në Kosovë, ku virusi është përsëritur.

Bylykbashi ka një mesazh për të gjithë ata që dyshojnë në vërtetësinë e COVID-19.

E për mundësinë e përsëritjes së virusit korona ka shkruar edhe mikrobiologu Lul Raka.

Sipas tij për këtë çështje ekzistojnë vetëm supozime të mundshme, por që përgjigjie shkencore për mundësinë e ripërsëritjes së COVID-19, nuk ka.

Shpërndaje në: