Infermieri në Gjilan vdes nga gripi i derrave

Infermieri në Gjilan vdes nga gripi i derrave

Ramadan Jashari (1974) nga fshati Pogragjë e Gjilanit ka vdekur të dielën pasi nuk mundi ta mbijetojë sëmundjen e gripit të derrave.

Nysret Hajrullahu, drejtor i spitalit ka konfirmuar se me vdekjen e Ramadan Jasharit,  spitali i Gjilanit ka humbur një punëtor të madh e të dalluar.

Ramadan Jashari një teknik medicinal shumë i zoti, i afërt, i dashur për kolektivin ka humbur betejën me sëmundjen e gripit të derrave këtë të diele, ku ishte i shtrirë një kohë në spitalin e Prishtinës.

Nysret Hajrullahu drejtor i spitalit të Gjilanit tha për rajonipress se Ramadan Jashari ishte i prekur nga gripi i derrave, kurse për ne është një humbje e madhe dhe e pazëvendësueshme. “Do e kujtojmë gjatë sepse ka lënë mbresa të mira si në punë ashtu edhe në sjellje” tha Hajrullahu.

Ndryshe varrimi i Ramadan Jasharit bëhet të hënën me drekë kanë njoftuar familjarët e tij.

 

 

 

 

Shpërndaje në: