Iniesta pendohet vetëm për këtë gjë, thumbon Realin
Andres Iniesta ka pranuar se ai është penduar që nuk ka fituar më shumë Ligë të Kampionëve me Barcelonën, ndërsa me fjalë të tjera ka thumbuar rivalët kryesor Real Madridin.
Një nga lojtarët më të mëdhenj të Barcelonës, Iniesta u largua nga klubi në fund të sezonit të kaluar pasi kaloi më shumë se 22 vite me ekipin e të rinjve dhe me atë të seniorëve në ‘Camp Nou’.
Iniesta fitoi 30 trofe për Barçën, duke përfshirë katër Ligat e Kampionëve, e fundit prej të cilave erdhi në sezonin 2014-15, përcjell Periskopi.

”Unë nuk ndjehem i zemëruar. Natyrisht, do të kisha dashur të fitoj më shumë Ligë të Kampionëve. Kush nuk do? Por unë mendoj se njerëzit duhet të ndjehen krenarë për atë që është arritur, sepse i bëri ata të lumtur”, tha fillimisht spanjolli.
”Përtej kësaj, nuk mund të bësh asgjë. Reali fitoi Ligë të Kampionëve tre herë rradhazi, ata do të jenë të lumtur për këtë dhe nuk do të jenë të lumtur që nuk kanë fituar titujt e ligës që i fituan ekipet e tjera”.
”Është e vërtetë se Barça kishte skuadrën e duhur në vitet e fundit për të qenë në gjendje të bënte një tjetër hap përpara në Ligën e Kampionëve”, tha lojtari aktual i Vissel Kobe në Japoni. /Periskopi/



