Interi ia del edhe pa Icardin (VIDEO)

Interi ia del edhe pa Icardin (VIDEO)

Interi ka arritur fitore të vështirë përballë Sampdoria, në takimin e raundit të 24-të në Serie A. 

‘Zikaltërit’ edhe kësaj rradhe nuk llogariten në shërbimet e Mauro Icardit, i cili që pas heqjes së shiritit të kapiteni ka bojkotuar ndeshjen e skuadrës së tij.

Pjesa e parë nuk prodhoi asnjë gol, me Interin që dominoi takimin.

Danilo D’Ambrosio (73′) zhbllokoi takimin, por festa e vendasve zgjati shumë pak pasi Gabiaddini (76′) barazoi rezultatin.

Për golin e fitores u përkujdes i shumëkritikuari, Radja Nainggolan (78′) që shënoi një gol tejet të bukur.

Interi vazhdon të mbetet në pozitën e tretë me 46 pikë, kurse Sampdoria në vendin e 10 me 33 pikë.

Skuadra e Spallettit javën tjetër luan kundër Fiorentinas, kurse skuadra e Giampaolo e pret Cagliarin. /Periskopi/

Shpërndaje në: