Inzaghi jep lajmin e madh për Vedat Muriqin: Ai mund të luajë nga fillimi kundër Bolognas

Inzaghi jep lajmin e madh për Vedat Muriqin: Ai mund të luajë nga fillimi kundër Bolognas

Vedat Muriqi mund ta nis nga minuta e parë ndeshjen Lazio – Bolgona.

Sulmuesi nga Kosova tashmë është paraqitur në dy ndeshje të Lazios, por jo si startues.

Në konferencën e fundit për shtyp para ndeshjes me Bolognan, trajneri Simone Inzaghi ka lënë të kuptohet se Muriqi mund ta nis nga minuta e parë këtë sfidë.

“Vedat Muriqi mund të startojë nga fillimi. Të gjithë sulmuesit e mi do të jenë të gatshëm. Kosovari dhe Felipe Caicedo ndihmuan ekipin shumë kundër Borussia Dortmundit”, ka deklaruar Inzaghi.

Ndeshja mes Lazios dhe Bolognas fillon nga ora 20:45.

Shpërndaje në: