Inzaghi ndau 10 minuta edhe për Vedat Muriqin

Inzaghi ndau 10 minuta edhe për Vedat Muriqin

Ekipi i prizrenasit, Lazio mposhti  skuadrën ruse, Zenitin me rezultat 3-1 në ndeshjen e fazës së grupeve të Ligës së Kampionëve, transmeton Periskopi.

Dy gola për lacialët i shënoi Immobile dhe një tjetër Parolo për t’i dhënë garanci skuadrës së Inzaghit.

 

 

Kështu, krejt në minutat e fundit, përkatësisht në minutën  e 81-të është inkuadruar edhe Vedat Muriqi.

Sulmuesi i Kosovës i pati 10 minuta në dispozicion për të shënuar golin e parë me Lazion, por as kësaj radhe nuk e gjeti rrjetë, anipse pati një rast shumë të mirë shënimi. /Periskopi

 

Shpërndaje në: