IPK kërkon suspendimin e Riza Muratit, kapiteni policor dyshohet për dhunë në familje

IPK kërkon suspendimin e Riza Muratit, kapiteni policor dyshohet për dhunë në familje

Inspektorati Policor i Kosovës ka rekomanduar suspendimin e kapitenit policor Riza Muratit, shkruan Periskopi.

Riza Murati, Drejtori i drejtorisë kundër trafikimit me njerëz në Policinë e Kosovës është duke u hetuar pasi që i njëjti dyshohet të ketë ushtruar dhunë ndaj bashkëshortes së tij.

Madje, për dhunën që ua ka shkaktuar familjes, ka treguar vet gruaja e Muratit për Nacionalen.

Ajo thotë se për shkak të kërcënimeve të vazhdueshme që i ka bërë drejtori i lartë i policisë, Riza Murati, është detyruar të largohet edhe nga Kosova.

“E kam denoncuar për dhunë fizike që ka ushtruar, dhunë psiqike, dhunë verbale, prej dhunës më ekstreme që kam pasur prej tij. Kërcënime me vrasje dhe zhdukjen e gjurmeve nëse ti denoncon rastin në polici, nuk ke me i pa fëmijët….”, tha ajo ndër të tjera në rrëfim.

Kujtojmë që brenda pak ditëve dy gra u vranë, një në Pejë, e tjetra në Ferizaj, pikërisht nga partnerët e tyre. Rastet tragjike shkaktuan reagime të shumta.

E, rastet e tilla, znj.L. Murati e kanë shtyrë që rastin e saj ta rrëfej edhe para mediave.

Komunikata e plotë:

Inspektorati Policor i Kosovës i ka rekomanduar Policisë së Kosovës suspendimin e një kapiteni policor respektivisht shefit të sektorit qendror për hetimin e trafikimit me njerëz.
Rekomandimi është bërë bazuar në autorizimet ligjore të IPK-së pasi që kapiteni policor është i dyshuar për veprën penale “Dhunë në familje”.
Hetuesit e IPK-së janë në komunikim të vazhdueshëm lidhur me këtë rast me Prokurorinë Themelore në Mitrovicë të cilës i janë përcjellë raporte/ deklarata lidhur me veprimet hetimore.
IPK në kuadër të veprimeve hetimore, sipas procedurave të parapara ka njoftuar edhe Mbrojtësin e Viktimave të cilët kanë parashtruar kërkesën për Urdhër Mbrojtës në gjykatën kompetente.
Duke marrë për bazë dyshimin për veprën penale në hetimin e këtij rasti, bazuar në autorizimet ligjore të IPK-së, është rekomanduar suspendimi i kapitenit policor.
Veprimet tjera hetimore do të ndërmerren nga hetuesit e IPK-së në koordinim të plotë me Prokurorinë e Shtetit.

LEXO EDHE:

Tronditese: Riza Murati, Drejtor kundër trafikimit në Policinë e Kosovës denoncohet nga gruaja e tij për dhunë sistematike

 

Shpërndaje në: