Tronditese: Riza Murati, Drejtor kundër trafikimit në Policinë e Kosovës denoncohet nga gruaja e tij për dhunë sistematike

Tronditese: Riza Murati, Drejtor kundër trafikimit në Policinë e Kosovës denoncohet nga gruaja e tij për dhunë sistematike

Dhuna në familje vazhdon të mbetet një nga damkat më të mëdha të shoqërisë kosovare. Pothuajse cdo ditë në Polici raportohen raste ku gratë dhunohen në forma të ndryshme nga personat të cilët i kanë zgjedhur të ndajnë jetën me ta.

E, një rast i tillë ka ndodhur edhe në familjen Murati.

Riza Murati, Drejtori i drejtorisë kundër trafikimit me njerëz në Policinë e Kosovës është duke u hetuar pasi që i njëjti dyshohet të ketë ushtruar dhunë ndaj bashkëshortes së tij.

Këtë e kanë konfirmuar ditë më parë për media edhe nga Inspektorati Policor i Kosovës.

Madje, për dhunën që ua ka shkaktuar familjes, ka treguar vet gruaja e Muratit për Nacionalen.

Ajo thotë se për shkak të kërcënimeve të vazhdueshme që i ka bërë drejtori i lartë i policisë, Riza Murati, është detyruar të largohet edhe nga Kosova.

Ndërsa, Riza Murati vazhdon të mbetet në krye të detyrës.

“E kam denoncuar për dhunë fizike që ka ushtruar, dhunë psiqike, dhunë verbale, prej dhunës më ekstreme që kam pasur prej tij. Kërcënime me vrasje dhe zhdukjen e gjurmeve nëse ti denoncon rastin në polici, nuk ke me i pa fëmijët….”, tha ajo ndër të tjera në rrëfim.

Kujtojmë që brenda pak ditëve dy gra u vranë, një në Pejë, e tjetra në Ferizaj, pikërisht nga partnerët e tyre. Rastet tragjike shkaktuan reagime të shumta.

E, rastet e tilla, znj.L. Murati e kanë shtyrë që rastin e saj ta rrëfej edhe para mediave./Periskopi

Kërkohet paraburgim ndaj burrit që vrau gruan në Pejë

Brenda pesë ditëve dy gra të vrara, Ish-zvministri i Brendshëm: Koha e fundit që institucionet ta trajtojnë si top prioritet

Si dështoi Albulena Haxhiu dhe Xhelal Sveçla në blerjen e byzylykëve elektronikë që mbrojnë gratë nga dhunuesit

 

 

 

 

 

 

Shpërndaje në: