Si dështoi Albulena Haxhiu dhe Xhelal Sveçla në blerjen e byzylykëve elektronikë që mbrojnë gratë nga dhunuesit

Si dështoi Albulena Haxhiu dhe Xhelal Sveçla në blerjen e byzylykëve elektronikë që mbrojnë gratë nga dhunuesit

Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu dhe ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, kanë dështuar të ndalin rastet e dhunës në familje, në kohën kur vrasja – e sidomos e grave – po kulmon edhe ditët e sotit. Me akuza të ashpra ndaj qeverive të kaluara erdhi ministrja Albulena Haxhiu, kur bëhet fjalë për një ligj i cili është në fuqi që nga viti 2015, por nuk po gjen zbatim as sot kur ajo është në krye të kësaj Ministrie. Bëhet fjalë për Ligjin për Mbikëqyrje Elektronike të personave, të cilëve u kufizohet lëvizja me vendim të gjykatës.

Enis Rrustemi, Periskopi

 

ALBULENA HAXHIU PREMTOI, NUK E BËRI, DËSHTOI

Një vit më parë, ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, deklaroi se Qeveria Kurti do të ndajë 3 milionë euro për blerjen e byzylykëve, që do t’i vendoseshin dhunuesve të grave, por të njëjtat asnjëherë nuk u blenë. Arsyet i mësoni më poshtë…

Në një interviste në Tëvë1, Haxhiu kishte thënë se Qeveria Kurti është duke e bërë këtë për herë të parë, pasi që sipas saj qeveritë e kaluara nuk e kanë zbatuar Ligjin për Mbikëqyrje Elektronike

“Qeveria Kurti do të ndajë buxhet 3 milionë euro për zbatimin e Ligjit për Mbikëqyrje Elektronike.. Asnjë Qeveri deri më tani nuk e ka zbatuar këtë ligj edhe përkundër faktit se ka vite se i njëjti ligj është miratuar në Kuvendin e Kosovës. Qeveria Kurti shumë shpejtë do të ndajë buxhet për zbatimin e këtij ligji dhe dhunueseve do tu vendoset në duar apo në këmbë byzylykët që Policia të përcjellë vendndodhjen e tyre dhe në momentin që ata i afrohen viktimës të ketë reagim të shpejt policor”, ka thënë Haxhiu.

Shikoni videon më poshtë nga min. 9:34 – 

Ku mbetën premtimet për zbatimin e këtij ligji?

Para 3 muaji, ministrja Albulena Haxhiu u përballë në një debat televiziv në lidhje me zbatimin e këtij Ligji.

Ajo pati një debat të ashpër me hulumtuesin e Institutit të Kosovës për Drejtësi (IKD), Gëzim Shala. I gjithë debati nisi kur Shala e pyeti Haxhiun se pse nuk po zbatohet ky Ligj, meqenëse tash ajo ka pushtetin në duar.

Në këtë debat, ministrja Haxhiu tha se 600 mijë euro kanë qenë të ndara vetëm për vitin 2023 për hallkat elektronike, por ajo gishtin e hodhi tek kolegu i saj, Xhelal Sveçla, ministër i Punëve të Brendshme dhe Administratës.

Ministrja Haxhiu tha se ka pasur probleme në procedura, e për këtë duhet pyetur MPB-në.

“Se ka pas probleme në procedura, ka qenë kontratë e njëanshme. Tek MPB-ja janë, të kisha sugjeru me dërgu pyetje te MPB-ja. Ligji për mbikëqyrjen elektronike është prej 2015-ës në fuqi”, tha Haxhiu.

“Në vitin 2021 a e keni ditë që nuk funksionon ky ligj, që duhet me i ble hallkat elektronike”, tha Shala, duke theksuar se buxheti është ndarë vetëm pasi kjo çështje është bërë publike, pasi u vra një grua nga burri i saj në QKUK.

Vlen të theksohet se ky Ligj, nga 2015 po “mbahet në sirtare” pa u zbatuar. Me fjalë të ashpra Albulena Haxhiu, sa ishte në opozitë akuzonte qeverinë në atë kohë se pse nuk po gjen zbatim ky Ligj.

“Konsideroj se ne nuk kemi nevojë vetëm që ligjet të mbesin në sirtare të zyrtarëve apo institucioneve që janë të thirrura për këtë Ligj, por kemi nevojë për ligje që më pas do të zbatohen. Siç e dimë, ky Projektligj ka implikime buxhetore. Kësisoji, ndoshta ministri i Drejtësisë do të na japë përgjigje se a kanë paraparë ndarje të buxhetit për këtë Projektligj apo si qëndron puna”, deklaronte Haxhiu sa ishte në opozitë me VV-në.

Më poshtë gjeni videon e plotë nga deklarata e Albulena Haxhiut:

Çka thotë: LIGJI NR. 05/L -003 PËR MBIKËQYRJEN ELEKTRONIKE TË PERSONAVE, TË CILËVE U KUFIZOHET LËVIZJA ME VENDIM TË GJYKATËS

Tutje, Periskopi ua sjell një përmbledhje nga viti 2011-të e deri më sot të vrasjeve makabre të grave nga burrat e tyre.

Dhunë, sëpatë, armë zjarri – Të gjitha vrasjet makabre që tronditën Kosovën nga 2011-ta

/PERISKOPI/

Shpërndaje në: