Brenda pesë ditëve dy gra të vrara, Ish-zvministri i Brendshëm: Koha e fundit që institucionet ta trajtojnë si top prioritet

Brenda pesë ditëve dy gra të vrara, Ish-zvministri i Brendshëm: Koha e fundit që institucionet ta trajtojnë si top prioritet

Një grua dyshohet se është vrarë me armë zjarri nga bashkëshorti i saj në banesën e tyre në Pejë.

Vrasja në Pejë është rasti i dytë brenda pesë ditësh në Kosovë kur gratë dyshohet se u vranë nga partnerët e tyre.

Më 12 prill, një 21-vjeçare u vra brenda zyrës së Qendrës për Punë Sociale në Ferizaj.

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, dënoi vrasjen në Pejë, duke theksuar se të gjithë e kanë për detyrë të mbrojnë gratë dhe vajzat.

Edhe ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu,tha se pavarësisht “masave të ndërmarra, fushatave të iniciuara me qëllim pikërisht barazinë gjinore, vrasjet ndaj grave po vazhdojnë”.

Për rastet që tronditën vendin foli për Periskopin Ish-zv.ministri i Punëve të Brendshme, dhe juristi, Valdet Hoxha.

Ai thotë se Qeveria duhet ta ketë prioritet cështjen e parandalimit të vrasjes së grave.

“Si përfundim, është koha e fundit që institucionet ta trajtojnë si top prioritet cështjen e ndalimit/preventives së vrasjes së grave, të kësaj kategorie që është dhe duhet të jetë baza e cdo familje e që ne fatkeqësisht si shoqëri nuk po arrijmë dot te ia japin vendin meritor në shtëpi, institucione e gjithandej, përkundrazi po krijohet përceptimi se po i lëmë pa mbrojtje“, tha ai për Periskopin.

Ai thotë se dënimet nuk janë të ulëta në sistemin e drejtësisë për personat e përfshirë në kësi rastesh.

“Sipas praktikes gjyqësore, dënimet që po shqiptohen ndaj këtyre rasteve nuk është që janë të ulëta, mirëpo shqetësuese është fakti që përkundër këtyre dënimeve nuk po arrihet njëri nga qëllimet kryesore të dënimit që është “shprehja e gjykimit shoqërorë për vepren penale, ngritjen e moralit dhe forcimin e detyrimit për respektimin e ligjit”, tha ai për Periskopin.

Pas kësaj, kritika e akuza për Qeverinë ka pasur nga opozita pasi sipas tyre vrasja e grave nga burrat e tyre po ndodhë pasi që viktimat po e raportojnë dhunën në institucionet e sigurisë./Periskopi

Si dështoi Albulena Haxhiu dhe Xhelal Sveçla në blerjen e byzylykëve elektronikë që mbrojnë gratë nga dhunuesit

Shpërndaje në: