IPK rekomandon suspendimin e tre zyrtarëve policorë pas një incidenti në Klinë

IPK rekomandon suspendimin e tre zyrtarëve policorë pas një incidenti në Klinë

Inspektorati Policor i Kosovës (IPK) ka rekomanduar suspendimin e tre zyrtarëve policorë të Policisë së Kosovës, pas një incidenti që dyshohet se ka ndodhur dje në një lokal në fshatin Rigjevë të Komunës së Klinës.

Sipas njoftimit, hetuesit e IPK-së kanë filluar të ndërmarrin veprime hetimore në bazë të autorizimeve ligjore, ndërsa nga provat fillestare dyshohet se dy zyrtarë policorë kanë shtënë me armë, e cila besohet të mos ketë qenë armë zyrtare. Të njëjtit janë të dyshuar për veprën penale “Përdorim i armës”.

Në lidhje me rastin, IPK ka rekomanduar suspendimin edhe të një rreshteri policor të Stacionit të Policisë në Klinë, i cili është pronar i lokalit ku ndodhi incidenti.

Sipas hetimeve, ai dyshohet se ka penguar hetimin zyrtar duke ndikuar në mbledhjen e provave dhe zhvillimin e procedurave, për çka dyshohet për veprën penale “Dhënia e ndihmës pas veprës penale”.

Shpërndaje në: