Isak lavdëron Kosovën, thotë se goli i shënuar sonte ishte më i bukuri i tij me kombëtare

Isak lavdëron Kosovën, thotë se goli i shënuar sonte ishte më i bukuri i tij me kombëtare

Alexander Isak nuk ka kursyer lëvdatat për kombëtaren e Kosovës.

Sulmuesi suedez ka shënuar sonte një gol kundër Dardanëve, dhe goli i tij ishte më i bukuri i ndeshjes, shkruan Periskopi.

Por, përveçse goli më i bukur i ndeshjes, Isak beson se goli i tij ishte më i bukuri që e ka shënuar me kombëtaren.

“Kosova është ekip mjaft i mirë në fazën ofanzive. Ka lojtarë me mjaft kualitet, por ne arritëm të shënonim gola”, ka thënë Isak, përcjell Periskopi.

“Në pjesën e dytë krijuam më tepër raste. Ky ishte goli më i bukur i imi me ekipin kombëtar”, shtoi sulmuesi.

Kosova ka vetëm katër pikë aktualisht në grup dhe mbanë pozitën e katërt. /Periskopi/

Shpërndaje në: