Ish-këshilltari i Putin: Është e mundur që Rusia të lansojë raketa bërthamore ndaj Britanisë

Ish-këshilltari i Putin: Është e mundur që Rusia të lansojë raketa bërthamore ndaj Britanisë

Ish-këshilltari i presidentit rus, Vladimir Putin, ka thënë se “është e mundur” që Rusia të lansojë raketa bërthamore drejt Londrës, shkruan Sky News, përcjell Periskopi.

Këto pretendime i bëri pasi ai fajësoi Mbretërinë e Bashkuar dhe Shtetet e Bashkuara për luftën në Ukrainë. I pyetur nëse sulmet ndaj Londrës janë të mundshme, ai tha: “Po, është e mundur”.

Sergei Markov tha se kjo situatë mund të ndodhë nëse “Britania e Madhe vazhdon të mbetet armiqësore kundër Rusisë, nëse kryeministrja Liz Truss ka plane për shkatërrimin e Rusisë”.

Ai shtoi se “njerëzit në Londër duhet të kuptojnë se ky është një kërcënim që vie nga Liz Truss, e cila është agresore”.

“Ndalni luftën kundër Rusisë në territorin e Ukrainës!”, tha Sergei Markov. /Periskopi/

Shpërndaje në: