Ish-kryeministri suedez: Plani i Rusisë për ta pushtuar Ukrainën, shkakton luftë në Evropë

Ish-kryeministri suedez: Plani i Rusisë për ta pushtuar Ukrainën, shkakton luftë në Evropë

Ish kryeministri i Suedisë, Carl BIldt, ka reaguar pas situatës së fundit ku në disa media po raportohet

Pas publikimit të një plani të mundshëm të Rusisë për ta pushtuar Ukrainën, reagimet nga figurat më të mëdha botërore nuk kanë munguar.

Për këtë, reagoi edhe ish-kryeministri i Suedisë, Carl Bildt, i cili tha se në rast se ndodhë një gjë e tillë, Evropa do të përballët me luftë të përmasave të mëdha.

“Nëse ndodh pushtimi i Ukrainës nga Rusia, do të ndodhë një luftë e madhe evropiane me pasoja shumë të thella. Nuk ka gjasa të kufizohet brenda territorit të Ukrainës”, ka shkruar Bildt në llogarinë e tij në Twitter.

Ndërsa, pikërisht për këtë çështje, nesër presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Joe Biden, do të zhvillojë një bisedë telefonike me presidentin e Rusisë, Vladimir Putin.

Shpërndaje në: