Ish-kryetari i degës së VV-së në Lipjan, aderon në LDK – e mirëpresin Ahmeti e Abdixhiku

Ish-kryetari i degës së VV-së në Lipjan, aderon në LDK – e mirëpresin Ahmeti e Abdixhiku

Kandidati i LDK-së dhe kryetari aktual i Lipjanit, Imri Ahmeti, ka prezantuar aderimin e ri në degën e LDK-së në Lipjan.

Ahmeti bashkë me kryetarin e LDK-së, Lumir Abdixhikun i uruan mirëseardhje ish-kryetarit të degës së Vetëvendosjes në Lipjan, Avni Jasharit, shkruan Periskopi.

“Me profesionalizmin e tij dhe eksperiencën që ka, ai nga sot ju bashkua projektit tonë për të ardhmen e Lipjanit”, thuhet në njoftimin e degës së LDK-së në Lipjan.

Njoftimi i plotë:

Sot kryetari Lumir Abdixhiku, së bashku me kryetarin Imri Ahmeti i uruan mirëseardhje në Lidhjen Demokratike të Kosovës, z. Avni Jasharit

Avniu i cili vjen nga Lipjani, ka të kryer gradën Master në Gazetari Televizive dhe Radiofonike. Profesionin e gazetarisë e ka ushtruar për 15 vite, ku ka mbajtur kryesisht pozita drejtuese në media si: kryeredaktor, redaktor e producent. Opinionist i shumë mediave kombëtare e ndërkombëtare. Tetë vite anëtar i bordit të Këshillit të Mediave të Shkruara të Kosovës (KMSHK).

Avniu ka qenë aktiv në politikë, gjatë viteve 2018-2020 ku ka mbajtur pozitën e kryetarit të degës së Lëvizjes Vetëvendosje në Lipjan.

Me profesionalizmin e tij dhe eksperiencën që ka, ai nga sot ju bashkua projektit tonë për të ardhmen e Lipjanit.

Shpërndaje në: