Ish kryetari i Prishtinës pyet Qeverinë: A bon me hongër mish, naj herë?

Ish kryetari i Prishtinës pyet Qeverinë: A bon me hongër mish, naj herë?

Ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli, ka marrë vendim për ndalimin e prodhimit të kriptovalutave në Kosovë. Ky vendim nuk është pritur mirë nga shumë qytetarë që merren me këtë veprimtari, e në mesin e personave që kanë kundërshtuar këtë vendim është edhe ish-kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti.

Sipas tij, ndalimi i prodhimit të kriptovalutave tregon mosnjohuri bazike.

“Kriptovalutat duhet të rregullohen dhe mbikqyren, por vendimi i tillë vecse shkakton kosto të cilën qeveria nuk po e kupton”, shkruan ai ndër të tjera.

Por, ai po ashtu ka pyetur me ironi në Twitter nëse i lejohet nga Qeveria që të hajë mish. Dhe në këtë reagim, ajo që bie në sy është se ish kryetari i Prishtinës ka marrë vetëm një pëlqim për 34 minuta sa priti Periskopi që postimi t’i merrte të paktën dy pëlqime.

Në kohën sa ishte pjesë e Albin Kurtit, Ahmeti kishte një mbështetje dhe popullaritet tepër të madh.

Në anën tjetër, dihet se aktiviteti i popullit tonë në Twitter është dukshëm më i kufizuar se sa në Facebook.

 

Shpërndaje në: