Ish-lojtari i Manchester City humb kontrollën, rrah keq një qytetar në rrugë

Ish-lojtari i Manchester City humb kontrollën, rrah keq një qytetar në rrugë

Imazhet e shpërndara në rrjetet sociale tregojnë ish-mbrojtësin e Manchester City-t, Shay Logan duke u përleshur në rrugë. Logan, 34 vjeç, aktualisht luan për Cove Rangers, një ekip që luan në kampionatin skocez.

Në video shihet Logan duke shkëmbyer grushta shumë të forta me një person tjetër gjatë një sherri të ashpër. Është e paqartë se çfarë e ndezi zënkën apo çfarë ndodhi më pas, por Logan më pas postoi një Stories në Instagram të shtunën, duke treguar qëllimisht të dyja anët e fytyrës së tij me titullin “Cat shit get banged”, një citim i bërë i famshëm nga sulmuesi i Leicester City, Jamie Vardy dhe që fjalë për fjalë do të thotë.

“Flisni marrëzira dhe do të ndëshkoheni”. Nuk është hera e parë që 34-vjeçari përfshihet në polemika gjatë qëndrimit në Skoci.

Shpërndaje në: