Ish-sulmuesi i United përballet me akuza për doping

Ish-sulmuesi i United përballet me akuza për doping

Ish-sulmuesi i Manchester United, Giuseppe Rossi do përballet me agjencinë kundër dopingut, Nado Italia më 1 tetor.

Rossi, 31 vjeç, doli pozitiv për dorzolamidin, një ilaç që mund të gjendet zakonisht në medikamentet kundër glaukomës, pas ndeshjes së Serie A në mes të Genoa dhe Benevetos më 12 maj.

Një suspendim një vjeçar është propozuar për sulmuesin, i cili thuhet se ka mohuar të marrë ndonjëherë pika të syve, gjë që zakonisht administrohet. Kjo substancë është e ndaluar nga autoritet italiane, përveç rasteve kur një lojtari i është sugjeruar nga mjeku si një integrator.

Gjyqi është planifikuar për në 1 tetor dhe deri atëherë ish sulmuesi i Italisë – i cili tani është agjent i lirë – nuk është pezulluar.

Shpërndaje në: