Ish zvministri i Jashtëm: Masat e BE-së nuk hiqen, Qeveria të përmbush premtimet që i ka dhënë vetë

Ish zvministri i Jashtëm: Masat e BE-së nuk hiqen, Qeveria të përmbush premtimet që i ka dhënë vetë

Ka dështuar nisma për shkarkimin e kryetarëve në Leposaviq, Zveçan, Mitrovicë të Veriut dhe Zubin Potok, pasi vetëm 253 persona votuan prej 46.556 qytetarëve që kishin të drejtë vote.

Menjëherë pas përfundimit të këtij procesi, Qeveria ka kërkuar nga Bashkimi Evropian që t’i heqë masat ndëshkuese ndaj Kosovës, duke thënë se e ka përmbushur tashmë obligimin.

Madje, edhe sot deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, Arbëreshë Kryeziu Hyseni në seancën plenare tha se Kosova është pranë vendimit për largimin e masave nga Bashkimi Evropian.

E, një gjë të tillë nuk po e sheh afër ish zëvendësministri i Jashtëm, Anton Berisha.

Ai në një prononim për Periskopin ka thënë se nuk pret që masat kundër Kosovës të hiqen.

Sipas tij, kusht tjetër shtesë është Asociacioni, që qeveria, sic thotë ai e ka premtuar.

“Nuk pres që masat të hiqen në këtë fazë. Partnerët tonë kanë kërkuar zgjidhje përmes zgjedhjeve të reja dhe lojëra procedurale cfarë ka përdorë qeveria. Qartazi kushti i Asociacionit është element shtesë, dhe Qeveria duhet të përmbush premtimet që i ka dhënë vetë”, tha ai për Periskopin.

BE-ja pati vënë masa ndëshkuese ndaj Kosovës verën e kaluar, me arsyetimin se ajo nuk kishte bërë mjaftueshëm për shtensionimin e situatës në veri të Kosovës në maj të vitit 2023.

Në atë kohë serbët lokalë protestuan kundër kryetarëve të rinj para ndërtesave komunale në Leposaviq, Zveçan dhe Zubin Potok, dhe për pasojë situata u përshkallëzua në dhunë./Periskopi

Arifi: Qeveria është jotransparente, mund të jetë fatale për Kosovën votimi në KiE nëse nuk dërgohet Asociacioni në Kushtetuese

Shpërndaje në: