“Ishe shtyllë e fortë ku mbështetej familja”, fjalët prekëse të Smajl Latifit për vëllanë që i vdiq nga koronavirusi

“Ishe shtyllë e fortë ku mbështetej familja”, fjalët prekëse të Smajl Latifit për vëllanë që i vdiq nga koronavirusi

Adem Latifi, vëllau i kryetarit të Rahovecit, Smajl Latifi ka ndërruar jetë si pasojë e komplikimeve shëndetësore nga COVID-19.

Fjalë prekëse për vëllanë ka shkruar kryetari Latifi në Facebook.

Ai ka thënë se Ademi ishte shtyllë e familjes, i thjeshtë, parimor dhe i përmbajtur.

“Mungesën tënde do ta ndjejmë, vetëm ne familjarët, por edhe shoqëria e ngushtë dhe e gjerë. Shembull i punës e i përkushtimit për të mirën e përgjithshme dhe punëtor i pafjalë e shembullor”,  ka shkruar Latifi.

Postimi i kryetarit të Rahovecit:

Të nderuar familjarë, miq e dashamirë!
Me dhimbje të thellë ju njoftoj se sot ka ndërruar jetë vëllai im Adem( Malush) Latifi.

E rëndë, shumë e rëndë ndarja nga ti, baca Adem!
Më ishe më shumë se vëlla. I gatshëm të përqafoje idetë përparimtare dhe gjithmonë i preokupuar për të mirën e përgjithshme. Ishe shtyllë e fortë ku mbështetej familja jonë. I thjeshtë, parimor dhe i përmbajtur si rrallë të tjerë, i kreve pa u ndjerë obligimet familjare e shoqërore me përkushtim.Dallgët e jetës të goditën, por nuk u theve dot. Të mposhti sëmundja që po bën kërdi në mbarë botën, por tani e kuptuam edhe më mirë sa shumë të kemi dashur.
Mungesën tënde do ta ndjejmë, vetëm ne familjarët, por edhe shoqëria e ngushtë dhe e gjerë. Shembull i punës e i përkushtimit për të mirën e përgjithshme dhe punëtor i pafjalë e shembullor.

Varrimi bëhet sot me datë 31 korrik 2020 në ora: 18:00, në varrezat e fshatit Ratkoc.

Prehu në paqe, baca im Adem!
Të pikëlluar familja Latifi!.

Shpërndaje në: