Ishte nervoz pasi nuk kishte shënuar gol, Cristiano Ronaldo ‘poshtëroi’ mesfushorin gjerman – nuk ia ndërroi fanellën
Në ndeshjen e kaluar ndërmjes klubit hungarez, Ferencvaros dhe Juventus, e cila u zhvillua në terrenin e hungarezëve, në kuadër të LK, Cristiano Ronaldo refuzoi ta ndërronte fanellën me mesfushorin, Marcel Heister, transmeton Periskopi.
Portugezi refuzoi ta ndërronte fanellën me Hesiter, pasi nuk shënoi gol në ndeshjen që u zhvillua në Budapest.
Golat në fitoren 4:1 i shënuan, Alvaro Morata, i cili gjeti portën dy hetë, Pauolo Dybala dhe një autgol nga Lasha Dvali.
“Ai më dukej sikur ishte paksa i zemëruar”, tha Heister.
“Ai vetëm tundi kokën kur u pyet rreth [ndërrimit] të fanellës së tij. Ndoshta kjo është për shkak se ai nuk shënoi një gol kundër nesh.
“Apo ndoshta sepse i mora topin kur ai u përpoq të driblonte.
https://twitter.com/i/status/1324340942921330688
Kujtojmë se, mbrëmë ‘Zonja e Vjetër’ arriti të fitonte me rezultat 2:1 ndaj Ferencvaros duke kaluar kështu fazën e grupeve. /Periskopi



