Iu gjetën dy armë pa leje, arrestohet 60 vjeçari në Kaçanik

Iu gjetën dy armë pa leje, arrestohet 60 vjeçari në Kaçanik

Një 60 vjeçar është arrestuar në fshatin Begracë të Kaçanikut, për mbajtjen e armëve pa leje.

Policia njofton se pas informacioneve se një person posedon arëm zjarri, tek i dyshuari me iniciale F.L., gjatë kontrollit i është gjetur një pistoletë me një karikator dhe tetë fishekë.

Tutje, policia bën me dije se  i dyshuari është shoqëruar në stacionin e policisë në Kaçanik dhe pas intervistimit, me vendim të prokurorit të rastit, dje në ora 19:15, pas një kontrolli në shtëpinë e tij, i është gjetur edhe arma e dytë, armë automatike me një karikator dhe 3 fishekë.

“Si prova materiale armët dhe municioni janë sekuestruar, ndërsa me vendim të prokurorit të rastit ndaj të dyshuarit është lëshuar vendim mbi ndalimin për 48 orë , për procedura të mëtejme hetimore, ndërsa rasti është cilësuar “Mbajtje në pronësi,kontroll ose posedim të paautorizuar i armëve”, thuhet më tej në komunikatë

Shpërndaje në: