Iu përjashtuan dy prindërit nga puna pasi zgjodhi të luajë për Kosovën, ambasadori italian viziton lojtarin serb

Iu përjashtuan dy prindërit nga puna pasi zgjodhi të luajë për Kosovën, ambasadori italian viziton lojtarin serb

Flamurtari i Prishtinës ka pasur sot një mysafir special në ‘Xhemail Ibishi’.

Aty gjatë ditës ka qëndruar ambasadori italian Nicola Orlanda.

Orlanda, i ka dhënë përkrahje të plotë futbollistit serb Ilija Ivic pas zhvillimeve të fundit me të, ku dy prindërit e tij janë përjashtuar nga puna për shkak se ai zgjodhi të luajë për Kosovën.

Këtë e ka konfirmuar edhe vet ambasadori italian nëpëmjet një shkrimi në rrjetin social “Facebook”.

“Shumë mirë të takosh një talent si Ilija Iviç. I uroj ati dhe skuadrës sukses. Në Itali nuk ka vend për politikë në sport. Aty kanë për qëllim pasionin, konkurrencën e shëndetshme dhe ndërtimin e urave lidhëse midis sportistëve dhe popujve. Urime Ilja”. ka shkruar Orlando.

Për këtë takim ka njoftuar edhe skuadra e Flamurtarit, të cilët në rrjetin social Facebook, kanë falendëruar ambasadorin për përkrahjen ndaj lojtarit në fjalë.

 

Shpërndaje në: