Ivanka Trump kaloi pushimet në Shqipëri

Periskopi.com Showbiz

Ivanka Trump, vajza e ish-Presidentit të SHBA-ve Donald Trump këtë verë zgjodhi Shqipërinë për të pushuar.

Eksperti i turizmit, Auron Tare ka treguar në emisionin “Opinion” se Ivanka ndodhej në Shqipëri në muajin korrik në një vizitë private, ku ka qëndruar për 6 ditë.

Ajo shoqërohej nga Jared Kushner së bashku me disa personazhe të tjerë midis së cilëve ka qenë edhe Naser Al Kalif. Naser Al Kalif është presidenti i PSG-së klubit më të pasur të globit dhe një prej njerëzve më të pasur.

Tare tregon se Ivanka Trump përshkoi me jaht të gjithë vijën bregdetare shqiptare, ndërsa në Përmet ka vizituar kishën e Leusës. Eksperti i turizmit tha se gjatë kohës që vajza e ish-presidentit të SHBA askush nuk e njohu.

Kanë ndenjur 5-6 ditë. Erdhën nëpërmjet një mikut tim  dhe qëndruan në jaht dhe jo hotel. I pëlqeu sigurisht, Shqipëria është interesante. Para se të iknin në Korfuz, erdhën në Butrint dhe vende si Butrinti janë vende të jashtëzakonshme për t’i dhënë një tjetër mesazh këtyre njerëzve”, tha Tare.

Blendi Fevziu: Në fakt ata zbritën në Tiranë apo jo dhe e bënë me jaht gjithë bregdetin shqiptar.

Auron Tare: Po nga Kepi i Rodonit, në Sazan, Porto Palermo dhe më poshtë.

Blendi Fevziu: Çfarë vizituan në brendësi të territorit?

Auron Tare: Të gjitha, i çova në Qeparo për punën George Tenet që ka një shtëpi dhe për fshatin, por edhe për t’i thënë që ai është shqiptar dhe jo grek siç kanë thënë.

Blendi Fevziu: I njohu njeri?

Auron Tare: Jo fare. Vizituan Sazanin, Porto Palermon, Qeparoin dhe në fund fare Butrintin. Bëmë një fluturim me helikopter deri në Leusë të Përmetit, një pjesë  e malit po digjej atje, ishte koha e flakëve, fluturuam deri afër në kufi me Greqinë dhe u kthyem.

Shpërndaje në: