Ja çfarë thonë SHBA’të për liderin e ISIS’it që ‘vdiq’ disa herë
Sekretari amerikan i Mbrojtës, Jim Mattis, ka thënë sot se SHBA-të nuk kanë prova për vdekjen e shefit të Shtetit Islamik (ISIS) Abu Bakr Al Bagdadi, sikurse ka njoftuar një OJQ siriane.
“Nëse e dinim, do jua kishim thënë. Nën këtë çast nuk mund as të konfirmoj, as të përgënjeshtroj”, deklaroi shefi i Pentagonit dhe shtoi se vazhdojnë ta konsiderojmë të gjallë dhe për momentin nuk mund ta provojë të kundërtën, raporton AFP.
“Ne do e ndjekim deri në fund”, garantoi Jim Mattis.
Vdekja e shefit të ISIS-it u shpall të martën nga Observatori Sirian i të Drejtave të Njeriut (OSDH), një ditë pas shpalljes nga Iraku të fitores në Mosul përballë organizatës xhihadiste.
Vrasja e liderit të Shtetit Islamik ishte deklaruar shumë herë. Disa javë më parë thuhej se ai ka vdekur gjatë një sulmi ajror të SHBA’së.
Ndërsa edhe Ministria e Jashtme ruse kishte deklaruar se al-Baghdad ishte vrarë gjatë një sulmi të tyre në fund të majit.



