Ja cilave kategori iu rrit pensioni për 10 euro dhe atyre për 25 euro

Ja cilave kategori iu rrit pensioni për 10 euro dhe atyre për 25 euro

Qeveria e Kosovës para pak minutash mori vendim që më mos të ketë pensione nën 100 euro në Kosovë

Ministri i Financave, Hekuran Murati njoftoi se kjo rritje është e përhershme.

Murati tregoj se cilat kategori do të kenë këtë rritje.

“Me të marrë mandatin ne në kuadër të pakos ekonomike patëm marr vendim që deri në vitin 2021 asnjë pension të mos ishte nën 100 euro.

Këtu ishin katër kategori, pensionet bazike që kishin vlerën 90 euro, pensionet e personave me aftësi të kufizuar që kanë vlerën 75 euro, pensioni familjar që ka vlerën 90 euro dhe pensioni invalidor i punës që vlerën 90 euro. Dhe të gjitha këto në kuadër të pakos ekonomike kemi aplikuar shtesa për këto kategori që të mos jenë nën 100 euro. Kjo shtesë do të bëhet rritje e përhershme. Nga këto kategori asnjë pension s’do të jetë nën 100 euro”, tha Murati.

Shpërndaje në: