Ja viktimat e sulmit ajror te NATO-s në Afganistan

Mes viktimave janë vrarë gra, fëmijë dhe foshnje. Zyrtarët afganë flasin për 30 të vrarë ndërsa Ora News në bashkëpunim me agjencinë europiane të fotos, epa ju sjell foto dëshmi se fëmijët e pafajshëm janë viktima të luftës.
Sulmi u ndërmor të enjten, 3 nentor në mbështetje të forcave amerikane dhe afgane gjatë sulmit që kishte target komandantët talebanë, tha zëdhënësi i provincës Mahmood Danish cituar nga AFP
“Forcat afgane dhe trupat e koalicionit kryen një operacion të përbashkët kundër kryengritësve talebanë. Nga bombardimi 30 civilë afganë u martirizuan he 25 të tjerë u plagosën”, tha Danish për agjencinë e lajmeve AFP.
Civilët e qytetit Kunduz i thanë Al Jazeera se numri i të vdekurve mund të jetë edhe më lartë se ai që kanë dhënë zyrtarët.
Zyrtarët afganë thanë të enjten ka pasur luftime të ashpra gjatë natës pak kilometra larg qendrës së qytetit Kunduz, të cilat luftëtarët talebanë kishin arritur të hyjnë në muajin e fundit para se të dëboheshin.
Objektivi i operacionit të përbashkët duhet të kenë qenë dy komandantë të lartë talebanë të vrarë në mesin e 65 luftëtarëve, tha shefi i policisë së Kunduz General Qasim Jangalbagh për agjencisë së lajmeve AP.
Nje femije i plagosur nga sulmi ne Kunduz, Afghanistan, 04 Nentor 2016. Foto: EPA/Najim Rahim
Nje burre ne zonen e goditur nga sulmi ajror i NATO-s ne Kunduz, Afghanistan, 4 Nentor 2016. Foto: EPA/Najim Rahim
Ceremonia mortore e femijeve te mbetur te vrare nga sulmi ne Afganistan 4 nentor 2016 Foto: EPA/Najim Rahim
Ceremonia mortore e femijeve te mbetur te vrare nga sulmi ne Afganistan 4 nentor 2016 Foto: EPA/Najim Rahim