Jahti luksoz shpërthen në flakë (Video)

Jahti luksoz shpërthen në flakë (Video)

Një jaht luksoz i ankoruar në Saint Tropez ka shpërthyer në flakë.

Video është filmuar nga një turist suedez, ku duken shtëllungat e mëdha të tymit që dalin nga jahti.

Nuk dihet kujt i përket mjeti lundrues, por në pjesën e përparme kishte një flamur belg.

Mediat nuk japin të dhëna se si filloi zjarri, çfarë e shkaktoi apo nëse kishte njeri brenda jahtit në momentin kur shpërthyen flakët. /tvklan.al

Shpërndaje në: