Jasharaj i ashpër ndaj Ramabajës: E ki vendin para gjykatës për deklaratat e pamatura që po i jep

Jasharaj i ashpër ndaj Ramabajës: E ki vendin para gjykatës për deklaratat e pamatura që po i jep

Kryetari i SBASHK-ut, Rrahman Jasharaj ka reaguar ashpër ndaj profesorit Sadri Ramabaja, pasi ky i fundit tha se sindikatat janë manipuluar ekstremisht dhe janë të kapura.

Jasharaj i thotë Rambajës se  ka vendin para gjykatës për deklaratat që i dha, sipas tij të pamatura.

“Zotëri Ramabaja e ka vendin para gjykatës për deklaratat që po i jep të pamatura. Zotëri Ramabaja nuk e njeh Rrahman Jasharaj dhe Rrahmani ka një histori të vetën të viteve të 90 ku ka dhënë një kontribut të jashtëzakonshëm bashkë me SBASHK-un. As Jasharaj as SBASHK-u asnjëherë nuk ka qenë i kapur por ka dhënë kontribut të jashtëzakonshëm”, tha Jasharaj.

Madje Jasharaj kujtoi edhe kohën kur në Qeverinë Haradinaj kanë mbajtur grevë për 3 javë.

“I nderuari Ramabaja nuk është e vërtetë që SBASHK-u dhe sindikata e tjera kanë çuar kokën tani, po harron nëse ke jetuar në Kosovë. Ishim ne që në Qeverinë Haradinaj kemi bërë grevë 3 javë ditë, ishim më të zëshëm atëherë”, shtoi Jasharaj.

Shpërndaje në: