Jasharaj i SBASHK ironizon ministrin Murati: Ndoshta tash me suksesin e madh do të na plotësojë kërkesat

Jasharaj i SBASHK ironizon ministrin Murati: Ndoshta tash me suksesin e madh do të na plotësojë kërkesat

Kryetari i SBASHK Rrahman Jasharaj ka ironizuar me suksesin e paraqitur ekonomik nga zyrtarët e qeverisë së Kosovës, dhe ka veçuar ministrin e financave Hekuran Murati.

Ai ka shkruar për Kosova Press me ironi të theksuar se tani pret që ministri t’i thërras sindikatat e t’i njoftoj se janë krijuar mundësitë për realizmin e kërkesave.

“Tani kur gjithë lajmet e mrekullueshme se Kosova ka buxhetin më të lartë në gjithë vitet e pasluftës , se dogana ka shënuar arritje shumë më të larta se planifikimet, se  kemi rritje ekonomike, e cila do të jetë dy shifrore, i dha vetë Ministri Murati, ai besoj se do t’i  thërras sindikatat  dhe  do t’i njoftoj një për një me arritjet e mëdha dhe do t’u tregoj se tani janë krijuar mundësitë që të realizohen kërkesat legjitime të anëtarësisë.”

Jasharaj vazhdoi të ironizoj me deklaratat publike të ministrit Murati dhe të tjerëve që i cilësoi si ankesa ndaj sindikalistëve.

“Lum sindikatat për Ministrin Murati se ata Ministrat tjerë të financave vetëm ankoheshin se nuk ka buxhet të mjaftueshëm, se nuk është realizuar pritja nga doganat, se ka pak ngritje ekonomike, por ja që gjenin disi mundësi  dhe ua realizonin sindikatave bile pjesërisht, kërkesat legjitime të anëtarësisë.”

Shpërndaje në: