Jasharaj kumton vendimin zyrtar: Pezullohet greva, mësimi nis të hënën

Jasharaj kumton vendimin zyrtar: Pezullohet greva, mësimi nis të hënën

Kreu i Këshillit Grevist, Rrahman Jashraj, ka treguar se do të respektojnë vendimin e shumicës, të cilët kanë vepruar pro pezullimit të grevës.

Ai ka treguar se ajo do të pezullohet deri në muajin janar 2023.

“ Ajo që dua të them është se me kënaqësi e respekt po iu drejtohem grevistëve. Mundësia e vetme na kishte mbetur greva e përgjithshme. Duke respektuar zërin e anëtarësisë greva filloi me 25 gusht. Qeveria në vend se të dërgojë optimizëm, por reagoj me fyerje. Falendëroj prindërit dhe qytetarët që dhanë vlerësime për grevën. Ata që na fyen dhe linquan le të mbetet në fytyrën e tyre. Uroj që qeveria të nxjerr mësime nga kjo Grevë. Si Këshill Grevist i BSPK-së, SBASHK-ut dhe administratës dhe jemi të obliguar të veprojmë sipas vullnetit të shumicës”, ka thënë Jashraj.

Por, ai tha se Qeveria Kurti s’duhet ta shohë këtë si një fitore të saj, por të marrë mësim meqë pezullimin e saj e bënë për hir të fëmijëve.

“Uroj që Qeveria Kurti të ketë nxjerrë mësime dhe të mos dalë tash e të ndihet triumfale. Sindikatën e Arsimit, shërbyesit civilë, por edhe BSPK-në, që ka një histori të lavdishme nga vitet e 90-ta, s’ka mundur kush ta gjunjëzojë, as kjo qeveri as të tjerat  që do të vijnë”.

Jasharaj ka thënë se kanë qenë kategorikë ndaj grevës, por se për shkak të linçimeve dhe fyerjeve të rënda kanë hequr dorë nga greva.

Ai shtoi se do të vazhdojnë komunikimin me Qeverinë kërkesat e anëtarësisë të gjejnë forma të tjera në përballje me Qeverinë.

“Këtë pezullim po e bëjmë me vullnetin e anëtarësisë për të dëshmuar se ne e ndiejmë çka është viti shkollor dhe po të them se jemi ndierë keq për një muaj në shtëpi. Apelet e prindërve i kemi pranuar dhe pikërisht edhe për hir të tyre, sepse pjesa më e madhe e prindërve kanë qenë dinjitoz, ka pasë kërkesa e urdhra nga Qeveria që të shkojnë në shkollë dhe të mbajnë mësim. Aty-këtu e kanë bërë. Por, nxënësit kanë qenë të mrekullueshëm dhe apeli im ka qenë që ata të rrinë në shtëpi dhe të mos dalin rrugëve për t’u përballur me rreziqe”.

Shpërndaje në: