JAZËK: Kompania që mori të dhënat gjenetike të grave në 52 shtete del e lidhur me ushtrinë e Kinës

JAZËK: Kompania që mori të dhënat gjenetike të grave në 52 shtete del e lidhur me ushtrinë e Kinës

Rregullatorët shëndetësorë në pesë shtete po ekzaminojnë testimet ‘prenatale’ që mbledhnin ADN-në e grave dhe fetuseve për hulumtim pasi doli se prodhuesi i testeve kishte lidhje me ushtrinë e Kinës.

Disa mjekë dhe klinika që promovuan dhe shitën testimin, nën reklamën me emrin Nifty, thanë se nuk ishin të ndërgjegjshëm që grupi BGI me bazë në Shenzhen po ashtu kryen hulumtime me ushtrinë kineze.

Testi është shitur në të paktën 52 shtete dhe është marrë nga 8.4 milionë gra globalisht, shkruan Guardian, përkthen Periskopi.

Aty paraqiten shenjat për sindromin Down dhe për 80 kushte tjera gjenetike.

Komisioneri i Kanadasë për privatësi tha që një raport i Reutersit për çështjen kishte ngritur pyetje me rëndësi për informacionin “shumë sensitiv”.

Komisioni po merret me këtë çështje.

Dy rregullatorë në Evropë – Slloveni dhe Gjermani – tha që po ekzaminonin testimin pas të dhënave të rregullatorit mbrojtës të Bashkimit Evropian.

Rregullatorët në Gjermani, Australi, Estoni dhe Kanada bënë thirrje për transparencë për të dhënat gjenetike të grave.

Rregullatori i privatësisë së të dhënave në Slloveni, ku ndodhej një prej partnerëve të kompanisë, tha që ishte i shqetësuar nga eksportimi i të dhënave nga këto teste dhe do të ekzaminonte më tej këtë çështje.

Reuters kishte raportuar në muajin korrik se dhjetëra studime shkencore – përfshirë edhe testime klinike – treguan që BGI-ja, kompania në fjalë, zhvilloi dhe përmirësoi testimet në bashkëpuni me spitalet e Ushtrisë Çlirimtare të Popullit [PLA]. /Periskopi

Shpërndaje në: