Jill Biden e viziton papritur Ukrainën, takohet me gruan e Volodymyr Zelenskyt

Jill Biden e viziton papritur Ukrainën, takohet me gruan e Volodymyr Zelenskyt

Zonja e Parë e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Jill Biden, e ka bërë një vizitë paparalajmërim në qytetin Uzhhorod të Ukrainës perëndimore.

Ajo ishte takuar me gruan e presidentit ukrainas Olena Zelenska, e cila nuk ishte parë në publik që nga fillimi i luftës më 24 shkurt.

Vizita e Biden vjen për ndër të Ditës së Nënës në Ukrainë, takimi u zhvillua në shkollë në këtë qytet, ku është bërë si strehë për ukrainasit e pastrehë.

“Doja të vija në ditën e nënës. Ne menduam se ishte e rëndësishme t’i tregonim popullit ukrainas se lufta duhet të ndalet. Dhe kjo luftë ka qenë brutale. Populli i Shteteve të Bashkuara qëndron me popullin e Ukrainës”,ka thënë Jill Biden para mediave.

Zelensky e ka falënderuar Biden për vizitën, duke i thënë se vizita e saj ishte një veprim i guximshëm.

Takimi i tyre zgjati për një orë rresht dhe ishte i mbyllur për mediat, shkruan CNN.

Shpërndaje në: