Johnson dëshiron të vazhdojë si kryeministër deri në vjeshtë: A mund ta bëjë këtë

Johnson dëshiron të vazhdojë si kryeministër deri në vjeshtë: A mund ta bëjë këtë

Ai e ka bërë këtë. Boris Johnson është duke dhënë dorëheqje, shkruan BBC.

Por, prisni: Ai do të jetë ende kryeministër, thotë ai, deri në vjeshtë.

Ka gjithmonë një kryemministër. Puna që ai është duke e bërë është largimi si lider i Partisë Konservatore. Një garë për liderin e ri të konservativëve do të fillojë tani.

Kur ai lider do të zgjidhet- nga rreth 100 mijë anëtarë të Partisë Konservative- Boris Johnson do të dorëzojë dorëheqjen e tij ndaj Mbretëreshës dhe ajo do të përgëzojë liderin e partisë që mund të mbledhë një shumicë në parlament për të kërkuar formimin e qeverisë.

Ai ose ajo do jetë lideri ose liderja e re e konservativëve; ai ose ajo do të bëhet kryeministër ose kryeministre. Kështu është duke biseduar Downing Street nëpërmjet zingjirit të ngjarjeve të zbuluara.

Por: a është e përshtatshme për atë të vazhdojë deri në vjeshtë? Mbështetësit e tij do të argumentojnë nëse do të sjellë vazhdimësi dhe stabilitet në një kohë kur nuk ekzistjonë asnjëra prej tyre.

Kritikët, siç janë kryeministri skocez, Nicola Sturgeon, janë duke argumentuar se kjo është e papërshtatshme, marrë parasysh numrin e madh të boshllëqeve në qeveri.

Ky argument do të trozohet sot dhe një tjetër do të fillojë: Kush duhet të jetë kryeministri jonë i ri? /Periskopi/

Shpërndaje në: