Johnson e quan Putinin krokodil: Nuk bisedohet me të pasi ia ka ngrënë gjysmën e këmbës Ukrainës

Johnson e quan Putinin krokodil: Nuk bisedohet me të pasi ia ka ngrënë gjysmën e këmbës Ukrainës

Kryeministri britanik, Boris Johnson, ka bërë thirrje për më shumë mbështetje ushtarake për Ukrainën teksa ajo po i lufton forcat ruse, duke përfshirë dërgimin e armëve të avancuara si Sistemet Raketore Multi Lansusese (MLRS) që mund ta godasin cakun nga një distancë shumë e largët, shkruan Bloomberg, përcjell Periskopi.

Kryeministri britanik përsëriti thirrjen e tij për më shumë armë për Ukrainën, teksa doli kundër idesë që, me luftën që ka hyrë në muajin e saj të katërt, presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, duhet të fokusohet në arritjen e një marrëveshje të paqes me Rusinë që mund ta shoh Ukrainën të humb territor.

“Si mund të bëni marrëveshje me një krokodil kur ai ua ka ngrënë këmbën tuaj të majtë deri në gjysëm?”, tha Johnson në një intervistë për Bloomberg të premten, kur u pyet për mundësinë e negociatave me presidentin rus, Vladimir Putin. “Atij nuk i zihet fare besë”.

Sistemi MLRS “do t’ia mundësonte ukrainasve vetëmbrojtjen kundër artilerisë brutale ruse, dhe kjo është ku duhet të shkoj bota”, tha Johnson, duke shtuar se “forcat ruse janë duke vazhduar sulmet në terrenin e Donbasit, duke bërë progres të ngadaltë, por, kam frikë, të vërejtshëm”.

Zyrtarët ukrainas kanë shprehur shqetësimin ditëve të fundit që teksa lufta po vazhdon, ata do të detyrohen të negociojnë një armëpushim me Rusinë, duke përfshirë dhënien e territorit në lindje. Zelensky është në mesin e atyre që insistojnë që Ukraina nuk do të dhurojë territor në këmbim të përfundimit të luftës. /PERISKOPI/

Shpërndaje në: