Johnson: Lufta në Ukrainë nuk do të kishte filluar nëse Putini do të ishte grua

Johnson: Lufta në Ukrainë nuk do të kishte filluar nëse Putini do të ishte grua

Vladimir Putin nuk do ta kishte nisur luftën në Ukrainë nëse do të ishte një grua, sipas Boris Johnson.

Vërejtjet e kryeministrit vijnë pas samitit të G7 në Gjermani.

Ai e përshkroi konfliktin si “të çmendur” dhe i tha transmetuesit gjerman ZDF: “Nëse Putini do të ishte një grua, gjë që ai padyshim nuk është, por nëse do të ishte, unë me të vërtetë nuk mendoj se ai do të kishte hyrë në një çmenduri, lufta maço e pushtimit dhe e dhunës në mënyrën që ai ka. Nëse doni një shembull të përsosur të maskulinitetit toksik, kjo është ajo që ai po bën në Ukrainë”.

Ai sugjeroi gjithashtu se duhet të ketë më shumë gra në pozitat e pushtetit dhe shtoi se Perëndimi duhet të mbështesë Kievin në strategjinë e tij ushtarake për të ndihmuar në ndryshimin e dinamikës së konfliktit.

“Ne me të vërtetë duam t’u japim ukrainasve qëndrueshmëri strategjike”, tha ai.

Ndërkohë, Emanuel Macron denoncoi sulmin ajror në Kremenchuck si një “krim të ri lufte”, duke u zotuar se mbështetja për Kievin nuk do të lëkundet.

Shpërndaje në: