Jorginho figura tragjike: Italia dhe Zvicra luajnë baras – baras edhe si lidere në klasifikimin e grupit

Jorginho figura tragjike: Italia dhe Zvicra luajnë baras – baras edhe si lidere në klasifikimin e grupit

Italia nuk ka arritur ta mposht Zvicrën.

Kombëtarja e Zvicrës ka arritur të marrë një pikë të rëndësishme në përballjen kundër Italisë, duke luajtur baras 1:1. shkruan Periskopi.

Widmer ishte i pari që shënoi në këtë ndeshje, duke kaluar helvetikët në epërsi, atëherë kur luhej minuta e 11′.

Për kampionët e Evropës në listën e realizatorëve u regjistrua Di Lorenzo, me golin e minutës së 36′.

Italia mund të dilte me tri pikë nga kjo ndeshje, nëse Jorginho do të tregohej i saktë nga penalltia, në minutën e 89′.

Mesfushori italian gjuajti lart mbi portë, duke bërë që në fund skuadrat të ndahen me nga një pikë.

Tashmë, të dy skuadrat kanë nga 15 pikë dhe për lidershipin do të vendoset gjithçka në xhiron e fundit. /Periskopi/

 

Shpërndaje në: