Juventus dhe Atletico Madrid kalojnë tutje
Juventus dhe Atletico Madrid kanë vazhduar tutje nga grupi D në Ligën e Kampionëve.
‘Zonja e Vjetër’ kishte siguruar gjithçka në xhirot paraprake, dhe sfidën e fundit hyri pa ndonjë presion të rezultatit, edhe pse arriti të mposht 0-2 Bayer Leverkusenin në udhëtim, me golat e shënuara nga Cristiano Ronaldo dhe Gonzalo Higuain.
Në ndeshjen tjetër të zhvilluar në Madrid, Atletico Madrid ka mposhtur 2:0 Lokomotivën e Moskës.
Të dy golat për Atleticon i shënoi Joao Felix.