Juventus në garë me Chelsea për yllin e Real Madridit

Juventus në garë me Chelsea për yllin e Real Madridit

Kolumbiani javën e kaluar bëri të ditur se mund të largohet nga Real Madridi shkaku i paraqitjeve të pakta.

Pakënaqësitë e Jamesit te Reali mund t’i shfrytëzojë Juventusi që dëshiron të përforcohet edhe më shumë për garat evropiane.

james

James Rodriguez, Real Madrid

 

“Varet se si veprojmë në tregun e transferimeve”, ka thënë Giuseppe Marotta për La Gazzetta dello Sport kur u pyet për Jamesin.

“Duhet të respektojmë balancin që kemi, por Juventusi dëshiron të pozicionohet në mesin e klubeve më të mira në botë dhe gjithmonë do të jetë objektivi ynë ambicioz”, ka shtuar ai.

“Katër apo pesë vjet më parë, ne nuk ia lejonim vetes që të shpenzonim në lojtarë si Higuaini ose Pjaniq, por tani mund të shpenzojmë”.

Shpërndaje në: