Juventusi kryen detyrën, shkëlqen si gjithnjë Ronaldo (VIDEO)

Juventusi kryen detyrën, shkëlqen si gjithnjë Ronaldo (VIDEO)

Juventusi ka gjetur fitoren pas atij barazimi sensacional kundër Parmës. 

‘Bardhezinjët’ kanë mposhtur bindshëm 3-0 Sassuolon në udhëtim.

Seria e golave u hap nga Sami Khedira (23′), pasi shfrytëzoi një top të kthyer nga portieri pas goditjes fenomenale të Cristiano Ronaldos.

Portugezi (70′) gjeti golin, duke shënuar me kokë dhe duke dyfishuar avantazhin e skuadrës së tij.

33-vjeçari kontribuoi edhe me një asist në minutat e fundit të ndeshjes. Emre Can (86′) vulosi rezultatin 3-0.

Juve është lider i padisktueshëm në Serie A me 63 pikë, kurse Sassuolo në pozitën e 11 me 30 pikë.

Ndeshja e rradhës për djemt e Massimiliano Allegrit është ajo e 15 shkurtit kundër Frosinones në shtëpi. /Periskopi/

Shpërndaje në: