Juventusi pas ‘bishës’ së Premier Leagues, Adama Traore

Juventusi pas ‘bishës’ së Premier Leagues, Adama Traore

Juventusi raportohet se do të luftojë me Manchester Cityn për transferimin e anësorit të Wolves, Adama Traore këtë verë, transmeton Periskopi.

Sipas “ESPN”, Traore do të kërkojë të largohet nga “Ujqërit”, nëse dështojnë të futen në top katërshe këtë sezon.

Kjo e ka alarmuar Juven, sipas uebsajtit, deri në atë pikë sa tashmë janë para Barcelonës në garë për të.

Mirëpo, biankonerët përballen me garë nga City, klub që është në kërkim të një anësori pasi Leroy Sane iu bashkua Bayern Munichut.

24-vjecari ka qenë fantastik këtë sezon me katër gola dhe nëntë asistime në të gjitha garat për Wolves. /Periskopi.com/

Shpërndaje në: