Juventusi tregon se kur do të rikthehet Ronaldo
Juventusi ka njoftuar se Cristiano Ronaldo ka pësuar vetëm një lëndim të vogël në ndeshjen ndaj Serbisë, e vlefshme për kualifikimte e Evropianit 2020.
Ylli i ‘Bardhezinjëve’ u largua nga fusha qysh në fillimin e takimit, e cila mbaroi me rezultat 1:1, barazimi i dytë pas dy ndeshjeve për kombëtaren e Ronaldos.
34-vjeçari pësoi një lëndim në kofshë, çka e detyroi ta lë fushën më herët, transmeton Periskopi.

Mirëpo, nuk ka asgjë për t’u shqetësuar pasi Cristiano Ronaldo do të jetë i gatshëm për ndeshjet e Ligës së Kampionëve ndaj Ajax Amsterdam.
Këtë e ka konfirmuar vet ekipi i Juventusit nëpërmjet një njoftimi në uebsajtin zyrtar, ku tregon se lëndimi ka qenë i lehtë.
Me t’u kthyer në Torino, Ronaldo do t’i nënshtrohet edhe disa testeve shtesë për të qenë më i sigurt. /Periskopi/



