“Kam menu që po bëjnë hajgare”, flet 14-vjeçari nga Vushtrria që shpëtoi shokun nga sulmi në Gjermani (VIDEO)
Len Fejzullahi, 14-vjeçari nga Vushtrria, i cili jeton në Gjermani, është treguar hero para tri javësh kur ndërhyri për të shpëtuar shokun e tij gjatë një sulmi me çekan në oborrin e shkollës.
Ai foli shkurtimisht sot në emisionin “Kosova Today” në Klan Kosova, ku tha se fillimisht nuk e kishte marrë seriozisht situatën.
“Kam menu që po bëjnë hajgare me mu”, u shpreh Leni.
Në lidhje direkte ishte edhe babai i tij, Shyqë Fejzullahi, i cili rrëfeu më gjerësisht momentet e incidentit dhe reagimin e tij si prind.
“Ndodhi ajo që ndodhi para tri javësh në shkollë. Ka hy një djalë 15-vjeçar me çekan dhe ka dash me bo skandal. Është rastisur te djali jem dhe shokët e tij. Normalisht, frikë kemi pasë në atë moment, se ky kurrë s’ka pas probleme. Mendova se është kap me dikë, por kur shkova më treguan që s’ka qenë ajo që kam mendu”, tha ai.
Për guximin e treguar, Leni dhe familja e tij janë ftuar sot në takim nga kryebashkiaku i qytetit Friedberg, Roland Eichmann, ku Leni do të falënderohet publikisht.
Ndiqni intervistën e plotë, në videon e mëposhtme:



