Kamberi: Selakoviq e Daçiq s’duan pavarësinë e Kosovës e as shqiptarë në institucione

Kamberi: Selakoviq e Daçiq s’duan pavarësinë e Kosovës e as shqiptarë në institucione

Ish-deputeti shqiptar në Kuvendin e Serbisë, Shaip Kamberi ka reaguar ndaj deklaratave të Nikolla Selakoviqit dhe Ivica Daçiqit të cilët sot kanë thënë se do të aktivizohen në fushatë për çnjohje të pavarësisë së Kosovës.

Përmes, një postimi në profilin e tij në Facebook, Kamberi ka shkruar se të njëjta parti të Qeverisë së Serbisë angazhohen vrullshëm për pasivizimin e vendbanimeve të shqiptarëve në Serbi.

Sipas tij këta s’duan pavarësi të Kosovës e as shqiptarë në institucione dhe as në shtëpitë e tyre brenda Serbisë.

Postimi i tij i plotë:

Dy zyrtarë nga pushteti i Serbisë, Ministri i Punëve të Jashtme të Serbisë, Nikolla Selakoviqi i SNS dhe krytari i Kuvendit të Serbisë Ivica Daçiqi nga SPS u deklaruan njëzëri sot për aktivizimin e fushatës për çnjohje të pavarësisë së Kosovës.

Paralelisht të njëjtat parti të Qeverisë e Serbisë angazhohen vrullshëm për pasivizimin e vendbanimeve të shqiptarëve në Serbi dhe për eliminimin e atyre pak shqiptarëve të mbetur në institucionet e Serbisë, përderisa duan vet të përfshihen në vendimmarjet e Komunës së Luginës së Preshevës ku shqiptarët janë shumicë.

S’duan Pavarësi të Kosovës.

Madje s’duan shqiptarë as në institucione dhe as në shtëpitë e tyre brenda Serbisë.

‘Šiptare preko Prokletija’? Aty na duan? Përtej Bjeshkave të Nemura?

Shpërndaje në: