Kanosi për herë të tretë 21-vjeçaren, arrestohet 33-vjeçari në Ferizaj

Kanosi për herë të tretë 21-vjeçaren, arrestohet 33-vjeçari në Ferizaj

Mbrëmë, rreth orës 23:30 Policia Rajonale e Ferizajt ka pranuar një informacion se në rrugën “Rexhep Bislimi”, në Ferizaj është një rast i kanosjes.

Në lidhje me këtë, policia njofton për arrestimin e personit me inicialet N.G (M/K) i moshës 33 vjeçar. Policia thotë se i njëjti kishte kanosur për të tretën herë personin me inicialet B.M ( F/K) e moshës 21 vjeçare.

Advertisement
Policia të dyshuarin e ka arrestuar dhe shoqëruar në stacionin e policisë në Ferizaj dhe pas intervistimit nga policët hetues, me vendim të Prokurorit të rastit, i njëjti është dërguar në mbajtje për 48 orë, për procedura të mëtejme hetimore.

 

Shpërndaje në: