Kaos në Paris: Një burrë bërtet “Allahu akbar”, shikuesit e filmit Joker nisin të ikin si të çmendur

Kaos në Paris: Një burrë bërtet “Allahu akbar”, shikuesit e filmit Joker nisin të ikin si të çmendur

Në një kinema në Paris po shfaqej filmi tashmë i famshëm Joker kur bërtima e një burri “Allahu akbar” shkaktoi kaos të madh.

Shikuesit nisën të iknin me ulurima e klithje, ndërsa burri që bërtiti “Allahu akbar” që në shqip nënkupton “Zoti është i madh”, u arrestua nga policia.

Incidenti ishte raportuar në Le Parisien, që zbuloi se burri ishte 34 vjeçar dhe ishte larguar nga kinemaja Grand Rex dhe ishte vendosur në një observator psikiatrik, shkruan Independent, përkthen Periskopi.

Sipas një dëshmitarit që foli për gazetën, burri vazhdimisht bërtiste “është politike!” gjë që nxiti qeshje nga audienca në fillim por më pas burri i vendosi duart në gjoks duke u bërë se kishte bomba dhe bërtiti “Allahu akbar”.

“Njerëzit panikun, ia therën drejt daljeve. Disa po qanin.”

Të tjerë dëshmitarë treguan se si njerëzit po kërcenin mbi karriget e kinemasë duke dashur të iknin derisa shumë të tjerë ishin rrëzuar. /Periskopi

Shpërndaje në: