Kapet në flagrancë dilleri i drogës në Vushtrri, në çantë iu gjetën 25 qese me marihuanë dhe qindra euro

Kapet në flagrancë dilleri i drogës në Vushtrri, në çantë iu gjetën 25 qese me marihuanë dhe qindra euro

Hetimet për kapjen e të dyshuarve për shitblerje të substancave narkotike në rajonin e Mitrovicës po vazhdojnë duke aplikuar masa të fshehta.

Në vazhdën e këtyre aksioneve, Sinjali ka mësuar se mbrëmë në Vushtrri është arrestuar një 26-vjeçar, i cili dyshohet për shitje dhe shpërndarje të drogës.

Brenda Prokurorisë kanë bërë me dije se i dyshuari është kapur në flagrancë, në rrugën “Jeton Tërstena”, të Vushtrrisë, pak para mesnatës.

Gjatë kontrollit policor të 26-vjeçarit A.M., ai ka hedhur në tokë një çantë në të cilën janë gjetur mbi 25 qese me mariuanë dhe qindra franga zvicerane, funta angleze, dollarë amerikanë, rreth 1 mije euro, si dhe rupi indoneziane.

Mësohet se pas arrestimit dhe sekuestrimit të provave që lidhen me rastin, i dyshuari A.M., është dërguar në mbajtje për 48 orë.

Shënim: Personi i apostrofuar në këtë artikull prezumohet i pafajshëm derisa fajësia e tij të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata.

Shpërndaje në: